Vullnet Ahmeti i jep lamtumirën e fundit studentit të UT-s, Erdan Ramadani

Rektori i UT -së Vullnet Ahmeti ka vendosur sot kurorra lulesh mbi varrin e Erdan Ramadanit informon Tetovasot.Rektori Ahmeti ishte në ceremoninë e varrimit të studentit të UT-së i cili humbi jetën tragjikisht në ujërat e Lumit Vardar .Ai për gjashtë ditë rezultoi i humbur .

Trupi i pajetë i Erdan Ramadanit u gjet dje, gjashtë ditë pas aksidentit. Ekipet e ndërhyrjes dhe vullnetarët e lokalizuan trupin e tij, brenda ujërave të lumit Vardar në kilometrin e tretë nga vendi i aksidentit, përkatësisht në afërsi të kazermës së Tetovës.Tetovasot