Vullkani Stromboli “zgjohet” sërish

Vullkani në ishullin Stromboli në Itali ka shpërthyer sërish duke lëshuar shtëllunga tymi në ajër dhe një rrjedhë llave drejt detit. Stromboli është një nga vullkanet më aktive në botë që shpërthen rregullisht që nga viti 1932. Instituti Kombëtar i Gjeofizikën dhe Vullkanologjisë në Itali tha se më 29 Shtator u regjistrua një shpërthim më i madh, përpara “një rritjeje të shenjuar në aktivitetin vullkanik që kulmoi me daljen e llavës”.

Departamenti i Mbrojtjes Civile e zhvendosi alarmin nga të verdhë në portokalli dhe u shpreh se “vijon një situatë e theksuar çekulibri të vullkanit”. Alarmi i ngritur ka shtuar monitorimin. Në këtë shpërthim të ri nuk janë raportuar viktima apo të lënduar./tvklan.al