Vulinka reagon në stilin e tij primitivo-fashist në paralajmërimin e Kurtit se do ta padisë Serbinë për gjenocid

Ministri i mbrojtjes i Serbisë Aleksandar Vullin ka deklaruar sot, duke komentuar paralajmërimin e liderit të Vetëvendosjes Albin Kurti se do të paraqesë padi kundër Serbisë për gjenocid, “kjo do të ishte njësoj sikur ustashët të paditnin robërit e Jasenovcit”.

Vullin ka pretenduar se “vetëm prej arritjes së komunitetit ndërkombëtar në Kosovë janë vrarë disa mijëra serbë dhe për këtë askush nuk është përgjigjur, dhe janë dëbuar mbi 200.000 serbë”.

“As përpjekja të krijohet ushtria e as padia për gjenocid nuk do të kalojnë pa përgjigje të duhur të Serbisë. “Shiptarët” (emërtim fyes për shqiptarët të cilin e përdorin shovinistet serb) nuk e kanë formuar Ushtrinë e Kosovës me pajtimin e heshtur të NATO-s për të marrë pjesë në operacionet paqësore. Ushtria krijohet për të luftuar, dhe “shiptarët” nuk do ta sulmojnë as Shqipërinë, as Malin e Zi e as Maqedoninë Veriore. Ushtria e Kosovës është kërcënim serioz për paqe në Ballkan”, ka pretenduar Vullin.

Ai gjithashtu ka pretenduar se “Kurti e ka vendosur në krye të Ministrisë së Mbrojtjes kriminelin e dënuar të luftës dhe tani duan që në ushtrinë e terroristëve “shiptarë” t’i detyrojnë edhe serbët të cilët jetojnë në Kosovë”.

“Kjo nuk është hera e parë, edhe ustashët i kanë veshur fëmijët serbë me uniforma të ustashëve”, ka përfunduar serbi primitivi fashist.