Vulin: Spiunë të CIA-s brenda qeverisë së Vuçiç!

Në mjedisin e presidentit serb Aleksandër Vuçiç ka njerëz që punojnë për Agjencinë Qendrore të Inteligjencës (CIA) dhe ai e di këtë”. Kështu u shpreh ish-drejtori i Agjencisë së Informacionit të Sigurisë (BIA), Aleksandër Vulin.

Në ambientin e presidentit Vuçiç ka njerëz që nuk punojnë për të mirën e këtij vendi dhe punojnë kundër tij. Ai do të vendosë për çdo hap të mëtejshëm, është shumë i informuar, di shumë gjëra edhe para se t’i bëhen shërbimet”, tha Vulin.

Ai gjithashtu pretendon se është planifikuar të miratohet një rezolutë për gjenocidin në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.