Vulin provokon situatën: Haradinaj kërkon luftë!

Ministri serb i mbrojtjes ka akuzuar kryeministrin e Kosoves Ramush Haradinaj se kërkon luftë me Serbinë. Sipas Vulin, duhet një caktim i qartë kufijsh mes Serbisë dhe Shqipërisë së Madhe.

Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandër Vulin ka komentuar zhvillimet e fundit dhe deklaratat që vijnë nga qeveria e Prishtinës. Ai ka deklaruar se kërcënimet e kryeministrit Ramush Haradinaj me luftë janë dëshmi e mjaftueshme që Kosova nuk duhet të ketë ushtri. Gjithashtu Vulin nënvizon se “duhet të bëhet një caktim i qartë i kufijve mes Serbisë dhe Shqipërisë së Madhe”, siç u shpreh ai.

Terroristët e padënuar ëndërrojnë të përsërisin krimet e tyre dhe të fshehin veten pas vendeve të mëdha perëndimore në mënyrë që të shmangin dënimin dhe humbjen”, tha Vulin si kundëpërgjigje ndaj deklaratave të reja të Haradinajt për luftë. Ai shtoi më tej se Serbia nuk do të hyjë në luftëra, nuk do të shkaktojë konflikte, por do të mbrojë interesat e saj dhe popullin e saj.

“Bashkimi Evropian duhet të ndalë Haradinajn dhe, në interesin e vet, të parandalojë konfliktet dhe destabilizimin në Ballkan. Fillimi përfundimtar i punës së gjykatës së OKB-së për krimet e luftës dhe ngritja e aktakuzave për kriminelët e UÇK-së do të ishte një rrugë drejt stabilizimit dhe pajtimit “, tha ai.