Vulin: Pendarovski le të heshtë në gjuhën që askush nuk e njeh përveç Serbisë


Ministri serb i mbrojtjes Aleksandar Vulin reagoi ndaj një deklarate të Presidentit Stevo Pendarovski. I pyetur për çështjen midis Serbisë dhe Kosovës, presidenti maqedonas tha se ai ishte “kundër idesë për të korrigjuar kufijtë midis dy vendeve”.

Vulin ia kthye me një reagim të ashpër.

“Presidenti i Maqedonisë së Veriut mund të heshtë lirisht në gjuhën që askush nuk e pranon përveç Serbisë, edhe më shumë të heshtë në gjuhë të tjera, sepse askush nuk po e kërkon dhe nuk e pranon mendimin e tij,” tha Vulin.

Kjo nuk është hera e parë që Vulin i është përgjigjur një deklarate nga kreu i shtetit. Ai bëri të njëjtën gjë vitin e kaluar në lidhje me një deklaratë për Kosovën dhe Serbinë. Pastaj Vulin i tha Pendarovskit që të shikonte hartën e Shqipërisë së Madhe dhe Maqedonisë së Veriut.