Vulin pas polemikës së fortë me Edi Ramën, tregon dhëmbët: Kemi armët më të mira për t’u përballur me armiqtë

Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandër Vulin, një nga më besnikët e Vuçiçit, pas polemikës së fortë me Edi Ramën, në mbyllje të takimit ndërqeveritar me Kosovën, sot ka ndërmarrë një hap tjetër propa*gandistik.
Siç bën të ditur televizioni B92, Vulin ka deklaruar se Serbia ka një fuqi mbrojtëse të patyeshme por nuk është e mjaftueshme, ne, tha ai duhet të kemi një aftësi ofensive ushtarake.

Deklaratën e fortë, Vulin e ka bërë në një demonstrim të ar*mëve të reja të ushtrisë serbe, një përmirësim i ta*nkut të vjetër të prodhimit serb M-84.
“Sipas numrit të ta*nkeve, Serbia është një fuqi evropiane, por kjo nuk është e mjaftueshme.

Tanket duhet të modernizohen, në mënyrë që ato të mund të përballen me ta*nket më moderne dhe natyrisht, ne duhet të kemi numrin e duhur të ekuipazheve në mënyrë që secila prej tyre të jetë e dobishme dhe e përdorshme “, tha ai pas pjesëmarrjes në kompleksin ushtarak Pasuljanske livade.
“Serbia është një forcë e pathyeshme ushtarake në përballje me këdo forcë europiane, por ajo nuk duhet të jetë vetëm për nga numri, por duhet të jetë gjithashtu për sa i përket zgjidhjeve teknike dhe ekuipazhit”, theksoi ministri Vulin.

Zv.ministri për Burimet Materiale, Nenad Miloradoviç tha Serbias po prodhon një seri të madhe armësh artilerie dhe logjistike për të rritur kapacitetet sasiore dhe cilësore në vend.
Ministri i Mbrojtjes Aleksandër Vulin, sulmoi Ramën dy ditë më parë, duke e cilësuar si një “njeri pa ide dhe me çorape të grisura” që po synon të ngjallë idenë e “Shqipërisë së Madhe”.