Vulin ofendon Presidenten Osmani: Sikur të kishte fytyrë aq sa ka stomak, do të përkulej para shtëpisë së verdhë

Ministri i punëve të brendshme Aleksandar Vulin tha sot se derisa presidenti serb Aleksandar Vucic udhëheq në Serbi, ajo nuk do të bie në gjunjë sikur dëshiron siç e quan ‘presidentja e institucioneve të përkohshme të institucioneve të Prishtinës’ Vjosa Osmani-Sadriu.
Vulin nuk u përmbajt pa ofenduar i përqartur as bashkësinë ndërkombëtare të cilët i vlerësoi si ‘bashkëpunëtor në terrorizmin e siptari’, ashtu siç i përshkruan shqiptarët për t’i ofenduar.

Vulin që nuk përmbahet nga deklaratat e ashpra ultra nacionaliste serbe që tejkalojnë në fashizëm shpesh pas intervistës së Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, për revistën gjermane Der Spiegel ku ka thënë se pret që Serbinë e duan të gjunjëzuar që në Serbi e kanë bërë temë mediat tabloide serbe.
Sipas Vulin nuk u përmbajt as sot në deklaratat e tij fyese për shqiptarët duke akuzuar ndërkombëtarët si bashkëfajtorë në terrorizëm të ‘siptari’, term i përdorur nga ai shpesh në konotacion fyes.

“Sikur Osmani të kishte fytyrë, aq sa ka stomak, për rrenat që flet, gjatë do të përkulej para ‘shtëpisë së verdhë’ e serbëve të vrarë për shkak të tregtisë së organeve, e para eshtrave të familjes Stolic, të vrarëve në Gorazdevc, Stara Gracka, Livadica e gjithë vende ekzekutimi ku u vranë civilët serbë, goranë, romë boshnjakë, madje edhe shqiptarë që nuk deshën të jenë pjesë e UÇK” përfundoi Vulin.

Vulin vazhdoi me ofendime të presidentes kosovare Osmani-Sadriu duke thënë se “të besosh në rrenat e Osmanit për gjenocidin e Serbisë në Kosovë është sikur të besonit që shqiptarët e Kosovës që dogjën manastiret janë luftëtarë për vlera të krishtera dhe europiane” tha Vulin duke përdorë retorikën ekstremiste të krishtere.

Vulin po ndjek mbështetjen e ekstremistëve politik serbë si në krahun e majtë që i takon së paku publikisht por edhe krahut ekstrem të djathtë serb, konservator të krishterë. Së fundi ai ka nisur të përdorë termin ‘bota serbe’ duhet të bashkohet në një shtet të vetëm serb, duke nxitur tensione në rajon pasi dihet që këto opinione nuk janë të rastësishme, të pavarura dhe të pakoordinuara me shefin e tij, Aleksandar Vucic që zakonisht përmbahet nga kërcënime të hapura.