Vulin nuk tërhiqet nga fyerjet ndaj shqiptarëve: Do t’i quaj ashtu siç e quajnë vetën

Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksander Vulin ka reaguar pas letrës që ministrja e Jashtme e Kosovës u dërgoi ambasadorëve të BE-së në Prishtinë duke u kërkuar që të dënojnë gjuhën kërcënuese dhe thirrjet ksenofobe të tij në lidhje me shqiptarët.

Vulin nuk u tërhoq nga kjo fyerje, por tha se populli serb krenohet me emrin e vet dhe nuk kërkon nga të tjerët që ta quajnë me emër tjetër nga ai që e quan vetë.
“Se Haradinaj – Stublla turpërohet që është “shqiptarkë” nuk duhet të zemërohet në mua. Ashtu siç e quajnë veten do t’i quaj edhe unë, kur nga gjuha e tyre ta heqin fjalën “shqiptar” edhe unë do t’i quaj ashtu si do ta quajnë veten.Dhe deri atëherë do të respektoj adetet dhe gjuhën e tyre, dhe “shqiptarët” do t’i apostrofoj me respekt ashtu siç e quajnë veten “shqiptar”, tha Vulin, raporton TCH.

Kujtojmë se ministri Vulin pati një përplasje edhe me kryeministrin e vendit Edi Rama për “Shqipërinë e Madhe”, ku ai tha se po krijohet bashkimi i kufijve Shqipëri-Kosovë.