Vuçiqi paralajmëron: Një familje serbe me tre fëmijë në Kosovë do të marr 500 euro

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuqiç, ka informuar përfaqësuesit e serbëve nga Kosova për situatën para vizitës së Përfaqësuesit Special të BE-së për Dialog Miroslav Lajčák dhe njoftoi ndihmën financiare të Serbisë për popullin serb në provincën jugore, duke thënë se një familje me tre fëmijë, merrni 500 euro.
Në Kazermën e Ushtrisë me emrin “Kryengritja e Toplicës” afër kufirit me Kosovën, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pati takim me krerët e Listës serbe.

Pas më shumë se një orë bisedë ,Vuçiq tregoi për, siç e quan, planin e madh të investimeve që do t’i bëjnë ata në tokën e Kosovës.
“Do të kemi investime që do jenë simbole të popullit serb në Kosovë. Janë dy qendra të mëdha klinike-spitalore në Mitrovicë e tjetra në Graçanicë që nis së shpejti të ndërtohet. Do ta shtrojmë në plotni rrugën magjistrale nga Jarinja deri në Mitrovicë, që i ka diku 53 apo 54 kilometra, e që do të jetë sikur një pistë e vërtetë. Me këtë do të tregojmë se cila është fuqia e shtetit të Serbisë krahasuar me vitet e dekadat që shkuan” tha Vuçiq.

Kryetari i Serbisë, thotë se kishin disa tema tjera të rëndësishme për t’i diskutuar me krerët e LS-së.
Nga vizita e emisarit evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, që nis turneun ballkanik të hënën në Prishtinë e deri te çështjet e sigurisë siç i quan ai të serbëve në Kosovë.

Pa përmendur emra, Vuçiq aku*zoi disa politikanë kosovarë se dhanë para të majme për të dë*mtuar Listën që Beogradi e përkrahu në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit në Kosovë.
“Lista Serbe ka fituar më shumë se 43 mijë vota në zgjedhjet e 14 shkurtit, për dallim nga ata politikanë serbë në Kosovë që kishin për qëllim krijimin e ndarjeve mes popullit tonë, të cilët kanë marr 1.300 vota. Dua të konfirmoj se liderët shqiptarë në Kosovë për të arritur këtë ndarje mes nesh kanë dhënë shuma marramendëse parash, por ishin të pasuksesshëm”.

Presidenti serb sërish e potencoi se janë utopike, siç i quan ai, pritjet se Serbia do pranojë pavarësinë e Kosovës.