Vuçiq tregon ‘muskujt’, mobilizon ushtrinë: E dini se çfarë problemesh kemi në Kosovë


Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq tha se në takimin me përfaqësuesit e Ministrisë së Mbrojtjes dhe ushtrisë serbe, “u diskutuan të gjitha mundësitë e rrezikimit të sigurisë së Serbisë”, dhe tha se në atë kontekst, “Serbia duhet të kujdeset për veten e saj”.

“Ju e dini se çfarë problemesh kemi në Kosovë dhe Metohi, ne gjithashtu kemi probleme të tjera rajonale, së bashku me problemet e llojit të tretë, të cilat kanë të bëjnë me mosmarrëveshjet gjeopolitike të fuqive të mëdha dhe ku ne shpesh jemi vendi rreth të cilit interesat e tyre përplasen”, tha Vuçiq.

“Në lidhje me këtë, Serbia duhet të kujdeset për veten e saj”, tha Vuçiq, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në Shtëpinë e Gardës “Topcider”. Vuçiq njoftoi se do të ketë investime të mëtejshme në ushtrinë serbe dhe sistemin e mbrojtjes, si dhe rritje të konsiderueshme të të ardhurave për anëtarët e ushtrisë gjatë këtij viti.

“Këtë vit do të ketë rritje të mëdha të pagave për ushtarët, nënoficerët dhe oficerët, me një rritje prej pesë përqind nga fillimi i vitit, do të ketë një shtesë prej 10 përqind për nënoficerët, dhe rritja totale për ushtarakët do të jetë ndërmjet 9.8 përqind dhe 17.6 përqind”, tha Vuçiq pas takimit, në të cilin u prezantuan rezultatet e analizës së gjendjes së aftësive funksionale dhe operacionale të ushtrisë serbe për vitin 2020. Ai u shpreh se në takimin ku morën pjesë ministri i Mbrojtjes, Nebojsha Stefanoviq dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Milan Mojsiloviq, u diskutuan të gjitha mundësitë e rrezikimit të Serbisë.

Vuçiq tha se gjatë vitit të kaluar është punuar për rritjen e gatishmërisë luftarake, për blerjen e armëve dhe pajisjeve më moderne, nga pacinra S1 deri te mjetet ajrore pa pilot. Ai njoftoi se këtë vit, vëmendje e veçantë do t’i kushtohet formës së luftës elektronike, kështu që, përveç mjeteve ajrore pa pilot edhe atyre më të fuqishmeve do të punohet edhe në prokurimin e sistemeve radare. “Ne duam t’i mbajmë pjesëtarët e ushtrisë duke rritur të ardhurat e tyre”, theksoi Vuçiq.

“Në takim, ne kemi analizuar të gjitha kërcënimet e mundshme ndaj sigurisë së Serbisë dhe kemi diskutuar të gjitha të drejtat dhe veprimet taktike gjeostrategjike dhe ushtarake në rast të agresionit kundër vendit tonë dhe sa forca mund të jenë të gatshme brenda 24 orëve, cilat janë rezervat e mjeteve ushtarake, ushqimit dhe gjërave të tjera”, theksoi presidenti serb. Ai tha se ushtrua serbe po bëhet çdo vit e më e fortë.