Vuçiq: Thaçi do të donte të ishte një shqiptar më i madh se Kurti

“Thaçi do të donte të ishte një shqiptar më i madh se Kurti”, ka thënë presidenti Aleksandar Vuçiq në lidhje me idenë e Hashim Thaçit për aneksimin e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës në Kosovë.

Ai tha se deklaratat e tilla janë thjesht qesharake, njofton Klan Kosova.

Vuçiq i tha TV Prva se ai nuk din se si t’i komentojë ato fjalë ndryshe, seriozisht.

Në këtë intervistë Vuçiq ka thënë se do të luftojnë fort për Kosovën, interesat e tyre dhe të drejtat e popullit serb, por se kjo nuk do të sjellë një zgjidhje të lumtur për ta.

“Nuk ka asnjë zgjidhje të lumtur për ne”.

Ai gjithashtu theksoi se nuk mund të pritet që fuqitë e mëdha dhe vendet kryesore të ndryshojnë pozicionin e tyre për pavarësinë e Kosovës dhe se nuk do të ndryshojë as qëndrimi për të mos u ndryshuar kufijtë e Kosovës.