Vuçiq tha se do të vijë në Kosovë pa e pyetur askënd, i kundërpërgjigjet Kurti

Kryeministri Albin Kurti, i është kundërpërgjigjur presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, pasi paralajmëroi se do të vizitojë së shpejti Kosovën.

Vuçiq tha se sapo t’i jepet “leja demokratike” do të shkojë në Graçanicë dhe pastaj edhe në Prishtinë.

Madje theksoi se nuk do t’i kërkojë leje as kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Kurti si kundërpërgjigje tha se në momentin që Vuçiq do ta dërgojë kërkesën, do ta analizojë me seriozitetin dhe sinqeritetin e tij më të lartë.

“A e keni parë kërkesën? Kur të na e dërgon kërkesën, do ta analizojmë me seriozitetin dhe sinqeritetin më të lartë”, u shpreh Kurti.