Vuçiq shfrytëzon aksionin “Brezovica” për të propaganduar kundër Kosovës

Përderisa institucionet ligjore në Kosovë po punojnë në luftimin e krimit të organizuar, ku u arrestuan edhe dy persona tjerë të cilët dyshohet se janë përfshirë në rastin “Brezovica”, presidenti i Serbisë Aleksandër Vuqçiq ka propaganduar se ky aksion ka për qëllim moslejimin e serbëve në jug të Kosovës.

“Dhe qëllimi i tyre është të pastrojnë famullinë e Siriniqit, në mënyrë që serbët të mos mund të qëndrojnë në jug të Kosovës. Dhe gjithçka fshihet pas shqetësimit të rremë për ndershmërinë në menaxhimin e Brezovicës.”, ka thënë Vuçiq.

Aksioni “Brezovica” ka të bëjë me kapjen e personave të cilët dyshohet se janë të involvuar në vepra të ndryshme penale si “Keqpërdorim i detyrës zyrtare”, “Marrje të ryshfetit” e të tjera, që ka të bëjë me lëshimin e lejeve ndërtimore në Parkun Kombëtar “Sharri”, në zonën e Brezovicës.