Vuçiq: Serbinë e presin ditë shumë të vështira

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka bërë të ditur sonte se Serbisë i presin ditë të vështira dhe shtoi se në ditët në vijim do ta informojë popullin e Serbisë për sfidat që e presin.

“Në këtë pikë nuk është e lehtë të thuhet se çfarë lajmi kemi marrë në 48 orët e fundit. Ata kërcënojnë drejtpërdrejt interesat jetike kombëtare si të Serbisë ashtu edhe të Republikës Srpska”, ka shkruar Vuçiq në profilin e Instagramit “buducnostsrbijeav”.

Ai tha se sfidat përpara ishin “më të vështirat”.