Vuçiq – serbëve: Vij në Kosovë në shtator për të folur rreth të ardhmes


Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq u tha sot serbëve nga Kosova se në shtator do t`i vizitojë  për të biseduar me ta rreth të ardhmes së Kosovës.

Ai ka thënë poashtu se asnjë vendim nuk do të bëhet pa ta.

“Ne nuk do të marrim asnjë vendim pa ju, asnjë vendim dhe ardhem në Kosovë dhe Metohi në shtator, sepse dua të flas me të gjithë ju dhe t’ju tregoj se çfarë do të jetë e re në bisedimet për të ardhmen e KiM-it, për të planifikuar bashkarisht, ne jetojmë së bashku, iu tha Vuçiq serbëve në  lidhje telefonike  të  zhvilluar me drejtorin e të ashtuquajturës Zyre Serbe për  Kosovën, Marko Gjuriq i cili  bashkë me sekretarin e presidentit, Nikola Selakoviq sot qëndroi në Kosovë.