Vuçiq – serbëve: Tabelat RKS lëshohen nga 1 shtatori – Ka afat dy muaj, të shohim

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka dekalruar se më 1 shtator do të nisë së zbatuari vendimi i Qeverisë së Kosovës për targat. Ndërkaq, lidhur me vendimin për dokumentet , ai kërkoi që nga ky vendim të përjashtohen serbët që jetojnë në Kosovë.

Gjatë një konference për media në Beograd më 27 gusht, Vuçiq tha se me Kosovën nuk u arrit zgjidhje kompromisi për këto dy tema.

“Është e qartë se nuk ka marrëveshje për targat, që do të thotë se do të fillojë së zbatuari më 1 shtator. Megjithatë, është një afat prej dy muajsh, kështu që do të shohim”, tha ai.