Vuçiq për votimin e Kurtit në Shqipëri: Çka nëse unë do të votoja në Graçanicë?

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, në takimin me emisarin special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, ka përmendur edhe votimin e kryeministrit Albin Kurti në Shqipëri.

“E pyeta Lajçakun se çfarë do të thoshin nëse do të kisha votuar në Graçanicë? Nëse do ta bëja këtë, do të ishte një skandal i përmasave botërore. Sinjali që na keni dërguar duke votuar në Shqipëri është i qartë për ne”, ka deklaruar Vuçiq.
Ajo që unë i tregova Miroslav Lajçak sot është fakti që Albin Kurti mburret se ka votuar në Shqipëri, i cili de facto thotë se nuk ka rëndësi nëse jeni në Tiranë apo Prishtinë, se është i njëjti vend,” tha ai, duke shtuar se “nuk është mirë që Albin Kurti votoi në zgjedhjet në Shqipëri”, ka shtuar ai.

Lajcak pas takimit me Vuçiqin, ka shkruar se po fillon një javë mjaft të ngarkuar që ka të bëj me Ballkanin Perendimor, dhe dialogun Kosovë-Serbi.