Vuçiq parashikon se çka do të ndodhë me Maqedoninë në samitin e qershorit

Në vizitën zyrtare para disa ditësh në Baku, presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka parashikuar se çka do të ndodhë në samitin e BE-së në qershor sa i takon Maqedonisë po dhe Shqipërisë. Sipas tij që këto dy shtete do të marrin vetëm prekje shpatullave.

“Në një situatë të tillë siç janë Maqedonia dhe Shqipëria siç supozohet në qershor do të marrin disi lëvdata ‘të mos thuhet se është katastrofë dhe se asgjë nuk kanë fituar’ por nuk do t’u lejohet të hapin kapitujt”, ka thënë presidenti serb.

Por këto informacione nuk e kanë zmbrapsur qeverinë e Zaevit. Prej atje thonë se “non-paper” dokument është përpunuar para samitit të BE-së që u mbajt në Sofje dhe se pas samitit rrethanat kanë ndryshuar.