Vuçiq paralajmëron masa për nesër: Do të jenë të dhi*mbshme

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka akuzuar Kosovën për çdo pikë të marrëveshjeve të arritura në Bruksel, që sipas tij, janë shkelur nga shteti.
Vuçiq, me anë të një konferencë, i ka cilësuar trazirat e marsit të 2004-ës si “përsekutuese” ndaj popullit serb.

Udhëheqësi i Serbisë ka paralajmëruar edhe masa karshi vendimit të Qeverisë së Kosovës për reciprocitetin në targa,
“Nesër do të flasim për masat tona, do të jenë të dhimbshme, e sidomos në aspektin ekonomik. Shpresoj të mos jetë e nevojshme të marrim këto masa”, ka thënë ai.
Vuçiq ka paralajmëruar edhe se do të ftojë KFOR-in e NATO-n që të intervenojë lidhur me rastin.