Vuçiq paralajmëron Kurtin: Serbia nuk është e dobët siç ka qenë!


Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka komentuar një deklaratë të bërë nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti rreth Asociacionit të Komunave me shumicë serbe. Ai ka thënë se vendi të cilin e drejton nuk është aq i dobët. “Edhe sot, kur ata na kërc*ënojnë me formimin e “Shqipërisë së Madhe “dhe thonë se nuk ka asgjë nga Asociacioni i Komunave serbe, ne po themi që ne nuk jemi aq të dobët sa kemi qenë. Serbia nuk është dhe nuk do të jetë një gr*usht tërshëre për çdo sorrë të botës së bardhë që dëshiron ta hajë atë. Thjesht u kërkoj atyre që të mos na kërc*ënojnë dhe të mos mendojnë se Serbia është thyer dhe se nuk do të di si të përgjigjen. Kemi falur shumë, por nuk do t’i harrojmë kurrë. Ne jemi gati ta bëjmë të gjithë Ballkanin një rajon të forte”, përfundoi kreu i shtetit serb.

Kjo deklaratë e tij erdhi pas asaj të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti i cili theksoi se Asociacioni nuk mund të ketë karakter njëetnik.
“Neni 44 i Kushtetutës së Kosovës garanton lirinë e asociimit, por nuk ka nevojë të negociohet për diçka që ne e kemi të garantuar me Kushtetutë. Nuk mund të kemi Asociacion një-etnik, nuk mund të jetë karakteri i Asociacionit të komunave- por jo një-etnik e thotë edhe Gjykata Kushtetuese, i shpallur më 25 dhjetor të vitit 2015. Mund të ketë Asociacion të komunave të bjeshkës së Rugovës, maleve të Sharrit”, tha ai të hënën në një diskutim për dialogun, të organizuar nga Fondacioni për Shoqëri të Hapur. Mes tjerash, Vuçiq ka deklaruar mbrëmë se nuk kanë nevojë për njohje reciproke me Kosovën.