Vuçiq para takimit me Kurtin: Dorëzimi nuk është opsion

Tashmë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është nisur drejt Brukselit ku pritet të marrë pjesë në takimin e dytë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Vuçiq në një postim ka thënë se asnjëherë nuk është e këndshme të udhëtosh dhe të qëndrosh në Bruksel kur je duke biseduar me përfaqësues shqiptarë. Por që thekson se dorëzimi nuk është opsion.

“Kurrë nuk është e këndshme të udhëtosh ose të qëndrosh në Bruksel kur je duke biseduar me përfaqësues shqiptarë. Sidoqoftë, është e rëndësishme për Serbinë sepse duke vepruar kështu, ne po ndihmojmë njerëzit tanë, duke ruajtur paqen dhe stabilitetin, të cilat janë të një rëndësie thelbësore për përparimin ekonomik të të gjithë Serbisë. Në aeroplan, gjithmonë, ashtu si në ditët e studentëve, azhurnoj materialin dhe përgatitem për takime të vështira. Dorëzimi nuk është një opsion”, ka shkruar Vuçiq në Instagram.