Vuçiq padit vetveten

Nënkryetari i Partisë Përparimtare Serbe, Millosh Vuçeviq, tha se në Prokurorinë Publike janë dorëzuar kallëzime penale ndaj presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe ministrit të Brendshëm, Aleksandar Vullin.
Partia Përparimtare Serbe udhëhiqët nga presidenti, Aleksandar Vuçiq. Ai më herët kishte paralajmëruar se do të paraqesë një kallëzim penal kundër vetes për shkak të ak*uzave se ka bashkëpunuar me një rrjet të kr*imit të organizuar.

Vuçeviq, kolegu i partisë së Vuçiqit, tha se kallëzimi penal përmban ak*uzat “të publikuara pjesërisht në media, dhe pjesërisht nga përfaqësuesit e ish-regjimit (opozitës)”, të cilat ndërlidhin presidentin e Serbisë dhe ministrin Vullin me grupin e Veljko Bellivukut. Prokuroria ak*uzon grupin e Belivukut për kr*imet më të rënda – ndër të tjera, vr*asje dhe tr*afik dr*oge.
“Ne po i kërkojmë prokurorisë kompetente që të vërtetojë të gjitha faktet dhe t’i ofrojë publikut përgjigjen që meriton”, tha Vuçeviq.

Pse Vuçiq vendosi ta padisë vetveten?
Zyra e Prokurorit për kr*im të organizuar në Beograd ka ak*uzuar më 30 korrik, Veljko Belivukun dhe grupin e tij në një rast të profilit të lartë. Kështu raportuan agjencitë e lajmeve në Serbi, por detaje të aktak*uzës nuk janë publikuar. Akta*kuza sipas procedurës është dorëzuar në departamentin special të Gjykatës së Lartë në Serbi për konfirmim.

Belivuk dhe 30 persona të tjerë ishin të dyshuar dhe nën he*tim për pesë vr*asje të rënda, tra*fikim të ar*mëve dhe të dr*ogës, një kid*napim dhe një dhu*nim sek*sual.
Belivuk u arr*estua më 4 shkurt 2021 dhe më shumë arr*estime vazhduan më vonë, në një rast që shokoi publikun serb.
Kjo pasi zyrtarë të qeverisë filluan të publikonin fotografi të trupave të gjy*mtuar dhe vik*tima që dyshohet se u vr*anë nga ky grup i organizuar kr*iminal.

Zyrtarë serbë e përshkruan këtë grup si një nga më të rre*zikshmit dhe ekstremisht br*utal.
Gazetarë hu*lumtues në Serbi raportuan se Belivuk dhe disa anëtarë të grupit të tij pretendohet se gjatë seancës gjyqësore deklaruan se Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe bashkëpunëtorët e tij i kanë kërkuar [Belivukut] më shumë shërbime.

Këto shërbime përfshijnë kontrollimin e huliganëve të futbollit dhe pro*testave antiqeveritare. Presidenti i Serbisë si dhe Ministri i Punëve të Brendshme, Aleksandër Vulin i mohuan këto pretendime. Opozita në Serbi kërkoi he*tim në këto pretendime që e lidhin Belivukun me zyrtarë të lartë shtetërorë. Belivuk dhe grupi i tij po ashtu ishin të lidhur me një ndër grupet e organizuara kr*iminale në Ballkanin Perëndimor- Kavaccartel- që po e lu*ftonte një grup tjetër- Skaljariclan.

Sipas një hulumtimi të përbashkët të KRIK dhe Shërbimit për Ballkanin të Radios Evropa e Lirë, numri i të vd*ekurve nga vr*asjet në stilin ma*fioz në Serbi dhe Mal të Zi në dekadën e fundit është të paktën 175.
Pas akta*kuzës, të pandehurit kanë tetë ditë për t’u përgjigjur. Pastaj, brenda dy javëve gjykata relevante e konfirmon ose e hedh poshtë akta*kuzën. Nëse akta*kuza konfirmohet, gjykimi duhet të nisë brenda një muaji.