Vuçiq: Millosheviçi deri në momentet e fundit nuk besonte se do të hidheshin bomba

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se Serbinë e presin masa të ashpra, përfshirë ndalimi i procesit të integrimit evropian, tërheqja e fondeve dhe ndryshim të regjimit të vizave, nëse nuk e pranon propozimin që njihet si franko-gjerman.

Vuçiq në konferencë për media, ka thënë se këto paralajmërime i janë bërë të premten, gjatë vizitës që emisari i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe këshiltarët për politikë të jashtme të Gjermanisë, Francës dhe Italisë.

“Të gjithë kemi parë versione të planit franko-gjerman. Nuk është më vetëm i tyre dhe për këtë do të flasim më vonë. Kur shikoni një letër, gjeni lehtësisht kundërshtime dhe në atë letër nuk ka asgjë me të cilën mund të jemi të kënaqur. Kam marrë pjesë në të gjitha bisedimet, qysh edhe prej kohës kur në krye ishte Ivica Daçiq, dhe nuk është dukur kurrë kështu. Shtrohet pyetja pse? Fakti është se rrethanat gjeopolitike kanë ndryshuar, Evropa është de facto në një luftë. Nuk ka tolerancë për të kërcyer në kuptimin politik, dhe nga ana tjetër, duan në oborrin e tyre, dhe jemi në oborrin e tyre, duan çdo gjë qysh kanë dëshirë ata”, tha Vuçiq. “Jam i shqetësuar, nuk do të vendosi problemet nën tepih. Erdhën pesëshja, tre përfaqësues të vendeve më të mëdha të Evropës. Në të dytën fjali më është thënë se duhet të pranojmë këtë plan dhe se nëse nuk e pranojmë, sepse mendojnë se duhet pranuar, do të përballemi me ndërprerjen e procesit të integrimit evropian, nën dy, do të përballemi me ndalimin dhe tërheqjen e investimeve, nën tre, me masa gjithëpërfshirëse në kuptimin politik dhe ekonomik. I citova dhe më i përsëritën edhe tri herë. Çdo herë kam reaguar shumë ashpër për këtë”.

Vuçiq thotë se po fshihet fakti se në plan ekziston “detyrimi që të mos kundërshtohet hyrja e të ashtuquajturës Kosovë në OKB”.

“Ata i pranuan të gjitha këto dhe ai plan de facto është bërë kornizë e re negociuese për Serbinë”, tha Vuçiq.

Vuçiq ka thënë se ka mundur të largohej nga diskutimet, porse “do të tërhiqeshin investimet, do të ndryshonte regjimi i vizave”.

“Ekonomikisht dhe politikisht do të ishim humbur pa këtë. Kam qenë mjaft i fortë për t’u thënë në fytyrë kësaj pesëshe të madhe se çfarë do të marrë përsipër. Plani ynë është të punojmë shumë më tepër, më fortë, t’i bëjmë reformat në sistem të drejtësisë, në sistem medial, dhe të mundohemi të jemi më të mirat. Na pret një periudhë e vështirë, do të na duhet shumë energji dhe mund”, ka thënë Vuçiq.

Vuçiq thotë se po tenton ta shpëtojë Serbinë.

“Nëse zgjedhja është që në njërën anë të kemi sanksione e izolim apo në anën tjetër të themi se pranojmë çdo gjë, menjëherë, që i bie edhe Kosovën në OKB, jam për rrugën e kompromisit për aq sa është e mundur”, tha Vuçiq.

Vuçiq ka thënë se nuk është nënshkruar asgjë, porse “duhet kërkuar një marrëveshje kompromisi”.

“Asgjë nuk do të ndodhë për disa muaj, e kur të përballemi me kërkesat përfundimtare, për këtë do të deklarohet edhe Këshilli Kombëtar, ndoshta edhe populli, e ndoshta edhe të gjitha institucionet tjera dhe e gjithë shoqëria serbe. Është e rëndësishme që në ditët në vijim të njoftojmë gjithë përfaqësuesit e grupeve paralamentare që duan të dëgjojnë dhe t’i informoj se çfarë fshihet pas çdo gjëje, cilat janë qëllimet”, tha Vuçiq.

Vuçiq: Millosheviqi deri në momentet e fundit nuk besonte se do të hidheshin bomba

Vuçiq ka thënë se s’ka sanksione më të rënda sesa tërheqja e investimeve.

“Tri herë më thanë për këtë. Ose në anën tjetër të pranojmë gjithçka, menjëherë, që do të thotë edhe Kosovën në OKB. Unë jam për atë rrugë kompromisi., nëse është e mundur të luftohet e shtyhet”, ka thënë Vuçiq.

Vuçiq ka thënë se duhet kuptuar se “cila është forca e Serbisë e cila e atyre”.

Ai ka treguar se edhe Sllobodan Millosheviqi kishte menduar deri në momentin e fundit se nuk do të hidheshin bomba mbi ish-Jugosllavinë.

“U deshën disa ditë për ta kuptuar se bombat po binin në Serbi”, tha Vuçiq.

Vuçiq ndërkohë ka akuzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, se po tenton ta tërheqë Serbinë në një konflikt.

Ai thotë se janë regjistruar “287 incidente me Kurtin në krye”.