Vuçiq: Më ka prekur shumë që Maqedonia votoi për Rezolutën e Srebrenicës

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha sonte se i ka bërë shumë përshtypje fakti që Maqedonia votoi për Rezolutën për Srebrenicën.

– Mali i Zi nuk më ka ndikuar, më ka prekur më shumë Maqedonia e Veriut, në të cilën kam investuar shumë. Kam bërë shumë përpjekje për të thelluar marrëdhëniet me vëllezërit tanë maqedonas. Doli se Greqia kishte “shtyllë” më të madhe se Maqedonia. Mali i Zi as që më preku. Nuk më zhgënjyen, sepse këtë e prisja. Ne nuk do t’u dërgojmë notë proteste edhe pse ata votuan se ne jemi një komb gjenocidal. Por më lejoni të them diçka. Në vitin 2006, Mali i Zi tha se duan të jenë vetëm, nuk duan të jenë me ne dhe kështu janë më mirë. Ata shkuan. Ata tashmë e kanë njohur Kosovën në vitin 2008”, tha Vuçiq.