Vuçiq: Kompromisi me shqiptarët është i vështirë, por është e mundur të arrihet


Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq konsideron se dallimet në mes të Beogradit dhe Prishtinës janë të mëdha dhe se nuk është i bindur se është i mundur një ndryshim.

Këtë gjë, sipas mediave serbe, përcjell Telegrafi, Vuçiq e ka thënë gjatë konference shtypi në Alpbach, ku të pranishëm ishin edhe presidenti i Austrisë dhe Sllovenisë, Alexander van der Belen, përkatësisht Borut Pahor, president i Kosovës, Hashim Thaçi i Prishtinës, si dhe Komisioneri Evropian për Zgjerimin Johannes Hahn.

“Të dy e dimë se sa të mëdha janë dallimet midis nesh”, tha Vuçiq.

“Unë e di se çfarë janë dallimet dhe sa e vështirë është për të arritur çdo lloj kompromisi”, citohet të ketë thënë ai, duke shtuar se pesimizmi i tij nuk është i bazuar në dëshirën e tij për të marrë rezultate më të mira se që pritet, por në bazë të gjendjes reale.

“A është e mundur – është e mundur, por nëse është realiste, nuk mund ta them”, ka thënë tutje Vuçiq.

“Shpresoj se do të jemi në gjendje të vazhdojmë me bisedime. Unë nuk mund të jap detaje, sepse asgjë nuk është rënë dakord”.

“Paqe midis serbëve dhe shqiptarëve është diçka në të cilën po punojmë. Kemi pasur një numër të madh konfliktesh, shpresoj dhe them se është dëshira e popullit serb për të arritur një paqe të qëndrueshme”. /