Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se është e domosdoshme të arrihet marrëveshja me shqiptarët e Kosovës, mirëpo aktualishtkjo është shumë e largët.
“Nuk jam optimist”, ka thënë Vuçiq në një intervistë për mediumin rus “tass” .
Ai ka shtuar më tej se “zgjidhja finale nuk mund të arrihet pa pjesëmarrje të Rusisë e të SHBA-së”.
“Putin ka qëndrimin se çdo gjë që vendos Serbia, do ta përkrahë Rusia. Por unë s’e dua vetëm këtë. Unë dua të këshillohem me të për të parë se ç’është më mirë. Dhe për këtë arsye kësaj radhe pjesën më të madhe të bisedimeve do t’ia kushtojmë situatës në Kosovë. Të dëgjoj nga Putin se çfarë ai mendon me fjalët e përkrahjes dhe disa dyshime kur bëhet fjalë për sjelljen e disa faktorëve ndërkombëtarë”, citon b92 të ketë thënë Vuçiq.
Duke folur për rrugën e Serbisë në BE, ai thotë se Brukseli e di se Serbia nuk voton kundër Rusisë dhe interesave ruse.
Vuçiq gjithmonë e ka përsëritur se Serbia nuk e dëshiron anëtarësimin në NATO.