Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, duke folur për çështjen e Kosovës, ka thënë se para Serbisë është një periudhë e vështirë, “pres presione të mëdha, mbetet të shohim se çfarë do t’i ofrojnë Serbisë”.
Këtë deklaratë presidenti i Serbisë e ka bërë duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve lidhur me paralajmërimin e ndryshimit të formatit të raportimit për Kosovën në Kombet e Bashkuara.
Siç raporton FoNet, Vuçiç theksoi se Serbia do të përballet me situata që janë shumë më të vështira.
“Jam i sigurt se do të marrim vendimet që do të jenë më të mirat për të ardhmen e vendit tonë dhe se në të njëjtën kohë do të jemi në gjendje të mbrojmë interesat e tashme vitale nacionale. Sigurisht se nuk do të jemi shumë më të lumtur”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Duke komentuar nismën e Londrës për të hequr raportimin e rregullt mbi Kosovën, Vuçiq tha se kjo nuk është diçka e re.
“Këtë po përpiqen ta bëjnë tash e një kohë të gjatë britanikët, amerikanët, francezët dhe të gjithë ata që kanë njohur pavarësinë e Kosovës”, tha Vuçiq, duke shtuar se “nga pikëpamja e tyre ata e kanë kryer punën”.
“Pozicioni ynë nuk është i lehtë, ne do të vazhdojmë të luftojmë. Kjo nuk do të ndryshojë shumë në esencë”, tha presidenti serb. /Telegrafi