Vuçiq del në video me babain e tij: Fahri Musliu nuk është babai im


Presidenti serb Aleksandar Vuçiq është i fundit në serinë e politikanëve në pushtet që iu drejtua publikut në lidhje me një deklaratë që vetë e ka dhënë para disa ditësh ne mediat serbe.

Vetë Vuçiqi e ka përmendur në një dalje të ftuar në televizion me fjalët “Fahri Musliu nuk është babai im, babai im është Angjelko”.

Pas kësaj gazeta “Danas” ka botuar shkrimin “Një shqiptar në Beograd”: Kush është Fahri Musliu, për të cilin Vuçiqi thotë se nuk është babai i tij?”.

Ishte ky tekst që e detyroi Vuçiqin ta realizojë një video me babanë e tij dhe ta hedhë në Instagram.

“Unë jam krenar për babanë tim”, shkroi Vuçiqi.