Vuçiq: “Asgjë që poshtëron Serbinë nuk do të pranoj”

Para neve është një periudhë e rëndë në kuptimin politik, na presin presione të mëdha rreth Kosovës, ka thënë Vuçiq duke porositur se nuk do pranoj asgjë që do poshtëroj apo marron Serbinë.
“Janë mashtruar keq ata që imagjinojnë se do të na bërtasin e ne të pranojmë pavarësinë e Kosovës “, tha Vuçiq në takimin e këshillit të partisë së tij SNS.

E njeh, secilin nga zyrtarët në botë dhe çka mendojnë për zgjidhjen e çështjes së Kosovës:
“E di si do të duket ajo që do të na vendosin, plus, minus, një pikë, Kjo do të jetë diçka që nuk mund të pranojmë dhe që nuk guxojmë të refuzojmë “, sqaroi ai, por do angazhohet të bëjë më të mirën për Serbinë:
“Nuk do pranoj diçka që do të poshtëroj apo marroj Serbinë “, porositi ai.

Ai përkujtoi se ka 8 vite që dëgjon se është tradhtar dhe që duhet të dorëzoj Kosovën, të cilën si thotë “ e humbën edhe dorëzuan ata”.
“Çdo ditë mbajnë ligjërata patriotike, ndërsa ne ia dolëm të ruajmë paqen dhe stabilitetin dhe popullin tonë në Kosovë “, tha Vuçiq dhe të fitojmë kohë për të rregulluar ekonominë, që pozita e Serbisë të ndryshoj “për mirë kah e mira”, që të pyetemi edhe të vendosim.
Ai ka theksuar se Serbia do të vazhdoj rrugën evropiane.