Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është shprehur se pret që ish-Sekretarja e SHBA-së, Madeleine Albright të ketë një ndikim të madh në dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës.
Mediat serbe raportojnë se Vuçiq ka thënë se Albright është një person i rëndësishëm e cila do të ketë ndikim të madh në dialog. Ai ka theksuar se do të luftojnë për interesat e tyre.
“Ne do të flasim dhe do të luftojmë për interesat tona, nuk do të jetë e lehtë për ne. Kjo është gjithçka që mund të them, dhe nëse prisni një fjalor ofendimesh nga unë, do të isha i papërgjegjshëm dhe joserioz nëse do ta bëja atë”, deklaroi Vuçiq.
Ai shtoi se puna e tyre është që të mbrojnë njerëzit e tyre në Kosovë. Ai vuri në dukje se nuk ka të drejtë të luajë dhe të bëjë deklarata të papërgjegjshme që do të fyejnë fuqitë më të mëdha në botë.