Vuçiç: “Zyrtarët evropianë propozuan kornizë të re për bisedimet me Kosovën”

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se ka marrë një propozim të ri nga të dërguarit e presidentit të Francës dhe kancelarit gjerman, Emmanuel Macron dhe Olaf Scholz, dhe i dërguari special i BE-së për dialog, Miroslav Lajçak, për një kornizë të re për bisedimet dhe negociatat në Bruksel, e cila duhet të çojë në një zgjidhje përfundimtare të afërt të të gjitha çështjeve të pazgjidhura që kanë të bëjnë me Kosovën. Sipas tij, i është thënë se nuk ka nevojë për konflikt tjetër kur në Evropë veçse ekziston një luftë.

“Ajo bisedë sigurisht që nuk ka qenë aspak e lehtë. Përfaqësuesit e shteteve më të fuqishme kanë theksuar se për këtë kanë mbështetjen e SHBA-së dhe Turqisë, besojnë se në kushtet kur ka luftë në Evropë nuk ka nevojë për konflikte të reja dhe se është e rëndësishme të arrihet një zgjidhje më e shpejtë”, ka thënë Vuçiç pas seancës së Këshillit për Siguri Kombëtare të Serbisë./21Media