Vuçiç: “Serbia nuk i njeh sanksionet e SHBA ndaj Dodik”

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç deklaron se Beogradi zyrtar nuk do të zbatojë sanksionet e SHBA ndaj presidentit serb të Bosnje Hercegovinës, Milorad Dodik.
“Serbia nuk mendon se zgjidhja vjen me sanksione dhe nuk ka dyshim se Republika e Serbisë nuk do të pajtohet me asnjë pikë të vetme”, tha Vuçiç.

Ai tha se vendimi i SHBA sjell sfida të shumta jo vetëm për Republikën Srpska por edhe për Serbinë.
Vuçiç tha se është i shqetësuar për sanksionet e vendosura, por shtoi se Serbia duhet të mbajë marrëdhënie racionale dhe të denja me SHBA.

Pavarësisht këtij qëndrimi, mediat serbe kanë raportuar se Vuçiç është shprehur i gatshëm për të ndihmuar në zëvendësimin Milorad Dodik.
Zyra e Thesarit e SHBA për Kontrollin e Pasurive të Huaja (OFAC) sanksionet ndaj Dodik dhe zyrtarëve të tjerë dhe një televizioni në Bosnje i ndërmori për korrupsion dhe kërcënim të stabilitetit.