“Vuçiç po promovon pavarësinë e Kosovës!”

epa06084624 Serbian President Aleksandar Vucic speaks during a press conference, after a meeting with Greek Prime Minister Alexis Tsipras (unseen) in Thessaloniki, Greece, 13 July 2017. Greece and Serbia signed agreements on energy, transport, networks and tourism within the framework of the 1st High-Level Cooperation Council. EPA/NIKOS ARVANITIDIS

Partia Demokratike e Serbisë (DSS) ka akuzuar presidentin serb, Aleksandar Vuçiç se me deklaratat e tij është rreshtuar haptazi në anën e promotorëve të pavarësisë së Kosovës.

DSS, përmes një komunikate, të cilën e transmeton gazeta “Danas”, ka thënë se “me deklaratën e Presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, ku thuhet se në Rezolutën 1244 askund nuk përmendet Serbia, por RFJ (Republika Federative e Jugosllavisë), është hapur një problem serioz, nëse bëhet fjalë për një manipulim të zakonshëm me të cilën ai përpiqet për të justifikuar politikën e tij të kapitullimit, papërgjegjësinë prej burrë shteti, apo paaftësinë diplomatike”.

Kjo parti thekson se është hera e parë që një zyrtar shtetëror i Serbisë relativizon rëndësinë e Rezolutës 1244.

“Derisa vazhdon të jetë në fuqi, Rezoluta 1244 e KS të OKB paraqet një garanci të fortë se Kosova nuk mund të jetë shtet i pavarur. Ajo garanton sovranitetin e Serbisë dhe integritetin e saj territorial, por kjo që nuk e përmend Serbinë, por RFJ-në, është krejtësisht e parëndësishme, pasi Serbia është trashëgimtar juridik i ish-Republikës Federative të Jugosllavisë, apo Unionit Shtetëror të Serbisë dhe Malit të Zi”, thuhet në kumtesën e DSS.