Vuçiç: Nuk dua të flas për njohje të ndërsjellë me Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, gjatë vizitës në aeroportin ushtarak ‘Batajnica’ në Beograd ku u pranuan gjashtë fluturake pa pilot (drone vëzhguese me mundësi armatosjes me predha) komentoi edhe doganën e Kosovës në portin e Durrësit në Shqipëri, si dhe ofendoi kosovarët e bashkësinë ndërkombëtare për negociatat.

Vucic ka thënë se është pak i lodhur nga deklaratat e tyre [palës kosovare], “veçanërisht kur thonë se po vijnë për të negociuar njohjen e ndërsjellë”.

“Mos ejani atëherë, unë nuk vij për të negociuar njohjen e ndërsjellë dhe këtë ua them edhe “baballarëve dhe nënave’ të tyre dhe atyre fatkëqijve poshtë që nuk dinë çfarë të thonë”, tha Vucic.

Vucic si duket i fryrë nga prania e droneve të blera nga Kina nuk u durua e komentoi edhe vizitën e Kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti në Shqipëri ku i cilësoi si marrëzira bashkëpunimin mes dy shteteve.

Nuk u përmbajt presidenti serb as kur komentoi edhe negociatat mes Kosovës e Serbisë duke ndezur retorikën e ashpër nacionaliste para mediave kur sillej thuajse mundet të përcaktoj kërkesat e palës kosovare.

“Të gjitha deklarata që i dëgjoj nga ta, aq jam i lodhur nga budallallëqet e tyre. Thonë se po vijnë të negociojnë për pranim të ndërsjellë. E pra, mos ejani fare. Unë nuk vij të negocioj për këtë. Këtë jua them edhe mamave dhe baballarëve të tyre politik,” tha Vucic.

Vucic u ekzaltua edhe më tej kur ofendoi edhe bashkësinë ndërkombëtare që po ndërmjetëson mes kosovarëve e serbëve të cilët i vlerësoi si ‘prindërit politik’ të kosovarëve, derisa shtirej para mediave se nuk humbet asnjë rast të përulet para presidentit rus Putin.