Vuçiç: Lajm i keq, Azerbajxhani ndërpreu furnizimin me gaz për Serbinë

Aleksandar Vuçiç, presidenti i Serbisë, deklaroi se sot ka marrë një njoftim nga Azerbajxhani lidhur me furnizimin me gaz.

“Një tjetër lajm i keq na goditi këtë mëngjes. Morëm një njoftim nga Azerbajxhani se që nga sot nuk mund të mbështetemi më në 1.7 milionë metra kub gaz që mbërrinin çdo ditë. Nga sot do të fillojmë të përdorim rezervat tona në mënyrë shumë më serioze,” tha Vuçiç.

“Të gjithë thoshin ‘Vuçiçi i çmendur’, por tani doli që ishte e mençur që grumbulluam rezerva. Kemi aq shumë gaz sa mund ta plotësojmë nevojën derisa të na godasë një tjetër problem. Shpresoj që Azerbajxhani të arrijë ta zgjidhë problemin brenda një ose dy muajsh, por nëse nuk është e mundur, llogaritni që do të duhet të përdorim rezervat për katër muajt e ardhshëm, nga 2 deri në 2.5, ndoshta edhe 3 milionë metra kub në ditë,” deklaroi ai.

Vuçiç theksoi se nuk do të ketë mungesë të gazit, naftës apo derivateve të tjera dhe se objektivi i Serbisë për të qenë ekonomia me rritjen më të shpejtë në Evropë mbetet i pandryshuar, raportoi B92.