Vucic kërcënon: Ambasada nuk zhvendoset në Jeruzalem, nëse Izraeli njeh Kosovën

Njohja e Izraelit për Kosovën si një vend i pavarur dhe demokratik, do nxisë edhe më shumë acarimin e marrëdhënieve me Serbinë, pavarësisht se kjo njohje ka qenë pjesë e marrëveeshjeve që dy vendet nënshkruan në Shtëpinë e Bardhë
Një burim i afërt me Presidentin serb Aleksandër Vucic, tha për Jerusalem Post se Serbia nuk do zhvendos ambasadën e saj në Jeruzalem nëse Izraeli e njeh Kosovën.

“Serbia nuk do ta zhvendosë ambasadën e saj në Jeruzalem nëse Izraeli e njeh Kosovën si një vend të pavarur” tha burimi, i cili ka njohuri të afërta të marrëveshjeve të nënshkruara në Washington.
“Për më tepër, kjo lëvizje nga Izraeli do të dëmtonte marrëdhënien midis Izraelit dhe Serbisë dhe nuk do të jetë kurrë e njëjta. Është kaq e thjeshtë.’’

Burimi shtoi se “shumë kanë argumentuar se Izraeli duke njohur Kosovën do të ishte i ngjashëm me vendet që njohin në mënyrë të njëanshme” Palestinën “.
Izraeli nuk e njohu Kosovën për më shumë se një dekadë, nga shqetësimi për dëmtimin e lidhjeve të forta me Serbinë dhe për krijimin e një precedenti për njohjen e një shteti palestinez.
Serbia dhe Kosova nënshkruan marrëveshje të ndara me SHBA’të në të njëjtën kohë, të ulur në anët e kundërta të Presidentit të SHBA Donald Trump në Zyrën Ovale të premten.

Marrëveshjet do të lejonin lidhje më të mëdha ekonomike midis vendeve. Kritikët kanë thënë që përmbajtja e marrëveshjeve nuk i përparon lidhjet Serbi-Kosovë dhe përbëhet nga veprime që ajo tashmë është zotuar të ndërmarrë në bisedimet e ndërmjetësuara nga BE.
Përveç kësaj, marrëveshja me Kosovën deklaroi se Izraeli do të normalizonte lidhjet me vendin me shumicë myslimane, i cili do të hapte një ambasadë në Jeruzalem.

Serbia dhe Kosova të dy kërkojnë të bashkohen me Bashkimin Evropian dhe Serbia tashmë ka filluar negociatat për këtë çështje. Një zëdhënës i BE tha të hënën, në lidhje me marrëveshjet, se “çdo hap diplomatik që mund të vërë në dyshim qëndrimin e përbashkët të BE mbi Jeruzalemin është një çështje shqetësuese dhe për keqardhje.’’