Vuçiç: Kemi presion nga SHBA dhe BE për të njohur pavarësinë e Kosovës

“SHBA dhe BE po i bëjnë presion Serbisë të njohë pavarësinë e Kosovës”. Është kjo deklarata e bërë nga presidenti Aleksandër Vuçiç gjatë një interviste televizive.
“”Ak*sioni është i koordinuar dhe kjo nismë vjen në të njëjtën kohë me vizitën e komisionerit Lajçak në Beograd, dy javë para rinisjes se dialogut. Për rastësi nuk besojmë. Kemi pritur presione të fuqishme”. tha ai sipas të cilit fuqitë e mëdha nuk duan ecjen përpara të Serbisë.

Mediat në Beograd raportojnë se ndërkombëtarët kanë shtuar presionin ndaj Serbisë për marrëveshjen finale me Kosovën. Një ultimatum do të vendoset para delegacionit serb më 15 qershor, duke i kërkuar Presidentit Aleksandër Vuçiç njohjen e pakushtëzuar të Kosovës.