Vuçiç: Haradinaj është njeri i rrezikshëm, shqiptarët do na shantazhojnë me “Shqipërinë e Madhe”

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi se pret që forcat që do të insistojnë në bashkimin me Shqipërinë do t’i fitojnë zgjedhjet e përgjithshme në Kosovë dhe pastaj pret që do të pasojë presioni mbi Serbinë për ta njohur Kosovën si shtet të pavarur.

“Atjeme siguri do të fitojnë forcat që këmbëngulin në bashkimin me Shqipërinë. Haradinaj është një njeri i rrezikshëm. Ai e tha këtë sepse Kurti ka nevojë për një parti shqiptare për ta bërë shumicën dhe Haradinaj po bën presion që ajo parti të jetë ai, dhe që ai të zgjidhet president i Kosovës. Do të vinte ajo, koalicioni për një Shqipëri të Madhe. Dhe pastaj ata do të fillojnë të na shantazhojnë me një Shqipëri të Madhe dhe do të thonë se nëse doni ta ndalim këtë, njiheni Kosovën. Me atë ide të huajt do të vijnë tek ne”, tha Vuçiq në TV Prva të Serbisë.

Vuçiq tha se nuk shqetësohet për atë që thonë politikanët e Prishtinës, por frikësohet që edhe të huajt do t’i bëjnë presion Serbisë mbi këtë ide. “Kjo është ajo që unë mund të them dhe atë që pres. Një pranverë, verë, vjeshtë tmerrësisht e vështirë na pret. Por, ne do të luftojmë”, tha presidenti i Serbisë.

Duke komentuar deklaratën e Daniel Serwer se ai nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, Vuçiq tha se kjo është e vërtetë. “Serweri tha që nuk do të ndodhte, se unë nuk do ta njohja Kosovën. Kjo për shkak se ai e di se sa përgjegjës jam unë. Ai po mbështet në disa të tjerë, ai e di se unë jam shumë i përgjegjshëm”, tha Vuçiq