Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, është shprehur se kompromisi në politikë nuk nënkupton humbje, por se kjo duhet të jetë e ardhmja.
“E them këtë edhe pse unë e di që serbët nuk dojnë dhe nuk duan ta pranojnë, sepse ajo është më e lehtë për të jetuar në mite dhe lavdërim sesa në realitet e tyre … Shumë gjëra do të duhet të ndryshojnë”.
Ndër të tjera në një prononcim për Tanjug, Vuçiç ka theksuar se është e domosdoshme ta thotë të vërtetën para të gjithë njerëzve, pasi që serbët janë të pamësuar për ta dëgjuar të vërtetën për Kosovën.
“Detyra jonë është të parandalojmë që Kosova të mbetet pa serbë”.
Ai gjithashtu ka shtuar se Serbia ka ndryshuar jo vetëm nga rritja rekord e prodhimit të brendshëm bruto në vitin e kaluar por edhe për sasinë më të madhe të investimeve në rajon ose në suficit, qendra të reja klinike, spitale, punësim më të lartë e të tjera.