Therret një grua në Gostivar!

Prokurori i Prokurorisë Publike të Gostivarit ka hetuar në vendngjarje në fshatin Vrutok, ku dje u gjet një trup i pajetë i një gruaje me lëndime e therrur me thikë.

Bëhet fjalë për grua nga Shqipëria, e lindur në vitin 1967, që ka qenë e martuar dhe jetonte në Vrutok. Sipas njohurive të para, gruaja ka vdekur 24-48 orë para gjetjes. Prokurori ka dhënë urdhëra të shumtë për hulumtim të gjurmëve si dhe obduksion të të ndjerës. Gjurmët e para thonë se ajo është mbytur me dhunë dhe këtë e ka kryer dora e njeriut.