Vritet shqiptari në Gjermani, lexo detajet!


Mediat gjermane raportojnë se një qytetar me nënshtetësi kosovare është vrarë nga një gjerman për motive të ulëta.

Shtetasi kosovar ishte i moshës 31 vjeç dhe është dërguar në spital, por nga plagët e rënda ka vdekur.

Ish-partneri 29-vjeçar me kombësi gjermane, i partneres së kosovarit me kombësi gjermane, është arrestuar. Krimi ka ndodhur në zonën Auggener Weg. Sfondi i saktë i krimit është ende i paqartë, policia kriminale e Freiburgut ka nisur hetimet.

Nga hetimet e deritanishme të policisë kriminale të Freiburgut, rezultoi se i dyshuari 29-vjeçar, i shoqëruar nga një familjar, ditën e krimit ka shkuar në adresën e shtëpisë së ish-partneres së tij. Para pronës është zhvilluar një mosmarrëveshje, gjatë së cilës i dyshuari papritmas ka nxjerrë armën, ka qëlluar në drejtim të shoqëruesit të ish-partneres së tij dhe më pas është larguar. /Albinfo