Sot, në burgun Koridhallos në kryeqytetin grek, një i burgosur u vra dhe një tjetër u plagos në një përleshje të dhunshme me thika.
Autoritetet po hetojnë incidentin ku ishin të përfshirë shtetas shqiptarë, raportojnë mediat greke. Sipas raporteve të para, i burgosuri i vrarë është identifikuar si një shtetas shqiptar 35-vjeçar, shkruan Kathimerini.
Sipas informacioneve, i plagosuri ishte nga Kosova dhe u dërgua urgjentisht në spital me një plagë me thikë në shpinë. Përleshja shpërtheu në bllokun D, pjesë e burgut ku kryesisht janë të vendosur shqiptarë të dënuar për krime të rënda, përfshirë edhe vrasje. Thuhet se janë përfshirë disa të burgosur. Incidenti i vuri autoritetet e burgut në një situatë të vështirë, pasi ekziston frika se mund të shkaktojë konflikte të reja në objekt mes grupeve rivale.
Drejtoria e Sigurisë së Atikës ka nisur një hetim për të përcaktuar arsyet e konfliktit në këtë objekt me siguri maksimale pranë Athinës, ku janë të vendosur të burgosur që vuajnë dënime të gjata.