Një shqiptar i moshës 42 vjeçare është vrarë në Gjermani të hënën në mbrëmje. Kështu ka raportuar gazeta gjermane “Bild”, ku është shtuar se rasti ka ndodhur në qytetin e Krefeldit, në veriperëndim të Dusseldorfit.
Po ashtu raportohet se shqiptari është qëlluar në kokë nga prapa nga një distancë e shkurtër dhe se, autorët e ngjarjes së rëndë kanë arritur të largohen nga vendi i ngjarjes. Pos këtyre njoftohet se të arrestuar në lidhje me këtë ngjarje nuk ka ende, porse policia po punon për kapjen e të dyshuarve.