Vritet një polic në Serbi, i dyshuar një shqiptar

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiç, deklaroi se mbrëmë në Loznicë është vrarë një polic, ndërsa një tjetër është plagosur rëndë.

“Rreth orës 00:55 në Loznicë, gjatë kontrollit të një automjeti në pikën e kontrollit në Lipniçki Shor, policët nga Stacioni i Policisë Kufitare Trbushnica kanë ndaluar një “Mercedes” në të cilin kanë enë dy persona. Gjatë daljes nga automjeti, një person ka qëlluar me pistoletë. Polici Nikola Krsmanoviç (34) është qëlluar në gjoks, ndërsa polici Vjekoslav Iliç (50) në shpatull, pas çka sulmuesi ka ikur.

Të dy policët janë transportuar në Spitalin e Përgjithshëm të Loznicës, ku Krsmanoviç ka ndërruar jetë nga plagët. Në vendngjarje policia ka gjetur pasaportën e të dyshuarit me emrin Artan Hajziei (1991) dhe një kartë identiteti gjermane. Forca të mëdha policore janë në kërkim intensiv të sulmuesit, duke përfshirë zyrtarë të policisë nga Drejtoria e Policisë së Shabacit, si dhe nga Drejtoria e Policisë Kriminale, Drejtoria e Policisë Kufitare dhe pjesëtarë të Njësisë Speciale Antiterroriste, me përdorimin e dronëve dhe helikopterëve. Hetimi është në vazhdim nga Prokuroria e Lartë Publike e Shabacit dhe pjesëtarët e policisë. Në emër të MPB-së dhe personalisht, shpreh ngushëllimet më të thella për familjen e policit të vrarë,” tha Daçiç.