Vritet një polic në Maqedoninë e Veriut

Sot në ora 02:30 Ndihma e Shpejtë ka pranuar thirrje për intervenim në rrugën “Maksim Gorki” në Veles. Ekipet mjekësore kanë konstatuar vdekjen e një burri të moshës 40-vjeçare, tek i cili ka pasur plagë në pjesën e gjoksit, të shkaktuara nga goditjet me thikë.

Nga Sektori për Punë të Brendshme në Velses kanë konfirmuar se bëhet fjalë për një polic, ndërkaq thonë se po vazhdon hetimi për ngjarjen. Jozyrtarisht, bëhet fjalë për çështje xhelozie në lidhjen që kishte polici, ndërkaq për rastin në fjalë është arrestuar një grua, e dyshuar për kryerjen e vrasjes.