Prokuroria Publike i ka caktuar masën e paraburgimit 30 ditorë, 12 të dyshuarve për përleshjen e armatosur në Reçicë të Tetovës, në afërsi të selisë së BDI-së. 10 prej tyre janë dorëzuar tek gjykatësi i procedurës hetimore, transmeton Alsat M.
“Për shkak të dyshimeve për kryerje të veprës penale “vrasje” dhe bashkëkryerjen e saj është iniciuar padi penale ndaj: N.M, H.M, F.M, B., I.M, M.M, S.R, H.K, B.R, R.D dhe L.B (shtetas i Shqipërisë) dhe D.F. Në të njëjtën kohë ndaj personit B.R dhe L.B është iniciuar padi penale mbi dyshimet se kanë kryer vepër penale përpunim dhe mbajtje pa leje të armëve të zjarrit dhe mjeteve shpërthyese”, teansmeton Ministria e Brendshme.
Policia njofton se akoma është në kërkim të D.F nga Opaja e Kumanovës, ndërsa i dyshuari F.M nuk është dorëzuar tek gjykatësi procedurës hetimore për shkak të lëndimeve trupore si pasojë e përleshjes së armatosur e që aktualisht po mbahet në kurim. Nga përleshja, si pasojë e plagëve jetën e humbi N.R nga Kumanova. Sipas raportit të policisë, incidentit paraprakisht i ka paraprirë përleshja fizike.
http://www.pacensure.com/2018/04/05/vrasja-ne-recice-nje-i-vdekur-dhe-dy-te-plagosur/