Vritet në Iran lideri politik i Hamas, Ismail Haniyeh


Ismail Haniyeh, lideri më i lartë politik i Hamasit, është vrarë në Teheran, njoftoi Hamasi herët këtë mëngjes.

Në njoftimin e Hamasit thuhet se grupi ndjenë dhimbje për humbjen e Haniyehun, i cili humbi jetën si rezultat i një sulmi të pabesë ndaj rezidencës së tij në Tehran, pas pjesëmarrjes në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të ri iranian.

Garda Revolucionare e Iranit e ka konfirmuar atentatin, për të cilin televizioni shtetëror iranian raportoi herët këtë mëngjes.

Ismail Haniyeh u vra gjatë natës, rreth orës 2 të mëngjesit, ndërsa qëndronte në një rezidencë për veteranët ushtarakë, raportojnë mediat shtetërore iraniane.

‘Nor News’ njoftoi se ndërtesa ku qëndronte lideri ishte goditur me një raketë dhe se një hetim është në zhvillim për të zbuluar detajet pas, siç e quajnë ata, operacionit terrorist.