Vritet me thikë një person në Durrës

E rëndë në Durrës, vritet me thikë 40-vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës ditën e sotme.

Si pasojë e një konflikti të çastit mes dy personave, ka mbetur i plagosur me thikë Halil Koka, 40 vjeç.

40 vjeçari ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

‘Rreth orës 12:30, në lagjen nr. 4, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, shtetasi Ilir Kocilja ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin Halil Koka, i cili si pasojë, ka humbur jetën gjatë transportimit në spital

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe po bëjnë krehjen e saj, me qëllim kapjen e shtetasit Ilir Kocilja.