Vri*tet me breshëri automatiku një person në Laç të Shqipërisë

Një person rreth 50-vjeç është vrarë mëngjesin e sotëm në qytetin e Laçit.
Mësohet se viktima është Rakip Roli, biznesmen.

Burime bëjnë me dije se viktima po lëvizje me një automjet tip Fuoristradë, në momentin kur është qëlluar me breshëri automatiku.

Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes. Në lidhje me këtë ngjarje nuk ka ende një njoftim zyrtar nga policia e Shtetit.